| Si
na u ndanė rrugėt?!
U takuan dy veta qė njiheshin.
Njėri nga kėta nuk e kishte bėrė kurrė qejfin ēederr pėr ēėshtjen
e atdheut, kurse tjetri kishte vuajtur nėpėr burgje tė Serbisė dhe
kishte qenė i persekutuar me babė e gjysh nga regjimet jugosllave.
Ky qė kishte qenė lojal me babė e gjysh ndaj jugosllavizmit -e tani
ish goxha nė kėtė pluralizmin, po i thotė tė perseku-tuarit: -More,
si
na u ndanė rrugėt kėshtu? Ti shkove nė atė farė lėvizjen e nuk erdhe
me ne!
-E ke gabim zotėri, rrugėt tona kanė qenė tė ndara kaherė qė nga
gjyshėrit e baballarėt tanė...
Ku mbeti nusja?
Dikur moti udhėtohej
me qerre kuaj ose qe. Njė farė burri i sapomartuar, nga fshati Saradran
shkoj pėr ta marrė nusen e tij qė ndodhej nė gjini. Ky ecte para
qeve dhe nuk shikonte mbrapa, sepse ³burrat² nuk shikonin mbrapa.
Afėr njė lumi qetė kėrcyen me vrull. Nusja u rrėzua e ky nuk e shikoi
fare. Ai
vazhdonte rrugėn pa u shqetėsuar. Kur shkoi nė shtėpi i doli e ėma
pėrpara dhe po e pyet: -Ku mbeti nusja?
Ky edhe nga inati se ēka mund t¹i kishte ndodhur nuses u pėrgjigj:
-Burri nuk e kthen kokėn mbrapa pėr njė nuse, nėnė!
Drenicė jemi
me ty!
Gjatė luftės sė fundit
nė Kosovė njė familje e Drenicės shkon nė Prishtinė pėr t¹u strehuar
pėr njė kohė tė shkurtė.
Njė pronar shtėpie po i thotė se qiraja ėshtė kaq, dhe se kėto para
duhet t¹i paguajė mė pardhėnie pėr 6 muaj!
-Po mirė bre shoq, po i thotė drenicari, -ju
e keni shkyer gėrmazin duke bėrtitur -Drenicė jemi me ju...!
-Hajt he burrė, ia priti ai, -po ne sikur tė ishim me ju, ja ku
ėshtė Drenica 40 km.
Duke qeshur me
zor
Zekė Fazlija i Qubrelit
kishte patur miqėsi tė vjetėr me Mehajt e Prekazit.
Kur shkonte Zeka te Mehajt tuboheshin krejt lagja, dhe e gėdhinte
mėngjesin duke biseduar e bėrė shaka. Kur Zeka u plak u sėmurėndė
nga mushkėritė, e dėrguan te mjeku. Mjeku i tha se mushkėritė i
ke shumė keq. Njerėzit qė e vizitonin Zekėn e pyesin: -ǹtė gjeti
kėshtu mor Zekė?
-E more burra, -pėrgjigjej ai, -mushkėritė mė janė shterrur duke
qeshur me zor te Mehajt e Prekazit!
Me dorėza boksi!
Njė student, i cili nė
ndėrkohė edhe ushtronte ngapak boks, njė ditė dimri i
kishte harruar dorėzat e boksit nė shtpinė e tij nė fshat. Babai
i tij para se tė nisej pėr treg, duke kėrkuar dorėzat, rastėsisht
i gjen dorėzat e boksit tė tė birit. Eh, kėto duhet tė jenė tė nxehta,
thotė me vete, dhe i fut nė duar e del nė treg! Ato edhe ashtu tė mėdha, duart nuk
mundte qė t¹i
fus nė xhepa, dhe tėrė ditėn nėpėr treg, njerėzit ruheshin prej
ti se mos ka luajtur...
Ēka mund tė jetė
ky?
Nga babai, mbret, musliman.
Nga e ėma hungarez, katolik. Nga e shoqja australian, protestant,
afrikan! Vet i biri i mbretit, shqiptar, muslimano-katoliko-protestant,
shqiptaro-hungarezo-afrikan! Po nipi i mbretit, pra i biri i Lekės sė Parė,
³trashėgimtari² i ardhshėm i fronit, kush e di se ēdo tė jetė, pėr
nderė le ta ketė!
Zeqė Baksi
Njė Zeqė Baksi i Drenicės,
pasi i vdiq i ati, mbeti qė tė kujdesej pėr shtėpi dhe burrėri.
Njė mik i tij kishte dasėm dhe e thirri. Zeqa i mori dy kuti cigare,
dhe u nis pėr nė dasėm. Para se tė shkonte nė dasėm, u ndal te njė livadh me kumbulla
dhe tha me vete qė tė mėsohem pak ndėr burra. Ja nisi e po flet
me zė, duke iu thėnė kumbullave -iu ngjatė jeta burra! Pėr hajr
dasma i zoti i shtėpisė, -i tha njė kumbulle qė ishte si mė e vjetėr
dhe ia gjuajti dy cigare. Nga dy ua gjuajti edhe disa kumbullave
qė ishin si mė tė vjetra duke iu thėnė meraba edhe ju burra. Kurse
disa kumbullave qė ishin si mė tė rejat, iu hodhi vetėm nga njė
cigare, duke ju thėn: meraba edhe ju
djemė. Ndėrkaq, iu hargjuan cigaret, dhe disa pipave tė ri tė kumbullave
iu tha: ju fėmijėt nuk e pini.
Ja mori mendja se mirė e qiti rendin dhe u nis tek i zoti i dasmės. E pritėn e nderuan,
dhe i vunė duhan pėparara siē ishte zakoni. Ky po ua bėnė dasmėn
pėrhajr, dhe po do me ja dhėnė atė ³rendin² e vetė si e kishte menduar,
por
kur i futi duart nė xhepa e i nxori kutitė e pa se ato ishin thatė,
sepse cigaret i kishin mbetur te kumbullat. Ashtu i zėnė ngusht
me kuti cigaresh tė thata nė duar u tha, -meraba burra dhe nė koftė
se mė ndigjoni mu, shkojmė deri te kumbullat dhe e dhezim nga njė
.
E rrahėn pėr
lesh mjekrre
Nė postbllokun e policisė
serbe tė Nedakocit, u rrah njė i ri shqiptar, nėn pretekstin se
ai e kishte lėshuar mjekrrėn qė tė ju bashkohet forcave tė UĒK-sė!
Ky i shkreti nė atė hallakamė e sipėr ua kthente: ³Jo mor, se po
qe me lesh mjekrre, dhjetėra veta do tė hynin nė UĒK pėr para meje
si Qosja,
Gorani, Kraja, Shkėlzen Maliqi, Veton Surroi etj.
Nga njė pako
cigare pėr Qeverinė!
Tre studentė shqiptarė
nga Heidelbergu i shkruan ³Rilindjes² ku i propozuan qė rreth 100
mijė shqiptarė nė diasporė tė japin pėr ³qeverinė² e Bukoshit,tė
paktėn nga njė pako duhan nė ditė! Pėr ata qė nuk e pijnė duhanin
kjo nuk vlenė tha njėri: Kot e kanė ata studentė, ³qeverinė² dhe
Rugovėn nuk ka
kush e ngopė me duhan. Ata ta pinė dynjanė! Atėherė lė t¹i mbaj
qeveria cigaret pra. Jo mor tė bėjė kontrabandė me to pastaj, -ia
priti tjetri!
³Shtėpitė e zotit²
Nė kishat qė i ka pėrvetėsuar
Serbia, si manastirin e Deēanit etj, milicia dhe
forcat tjera paramilitare serbe i kanė vendosur forcat dhe armatimin
e tyre prej ku po vrasin shqiptarė. Sa tė parespekt janė serbėt
ndaj kishave!
LDK-ja kurrė nuk e ka bėrė njė gjė tė tillė, ta zėmė me xhamia.
Ndonjėherė kanė mbajtur ndonjė mbledhje partiake, ndonjė kuvend,
mbase e kanė dhėnė edhe ndonjė pikė muzikore, por kurrė nuk kanė
vendosur fishekė me rrethatore.
Fascionuese
Gjatė kohės sė luftės
TVSH e dha lajmin se shumė tė rinj nga Tetova dhe Gostivari shkuan
nė Kosovė dhe u bashkuan me luftėtarėt e lirisė - UĒK-nė pėr tė
ndihmuar luftėn kundėr okupatorit serb. ǹėshtė e vėrteta lotėt
mė
rrėshqitėn pėr faqe nga ky akt sa madhėshor aq edhe emocionues.
Njė shok i imi mė tha: -Njė fjalė e popullit thotė, ³kur t¹ia hash
quranin Dakės, lidhe tėndin pėr kėmbė t¹arkės²!
Ti je i besueshmi
i tyre
Nė kohėn e ish-Jugosllavis
nė perėndim ka patur shumė klube, ku bashkatdhetarėt takoheshin
e bisedonin, e besa ndonjėri edhe spiunonte ngapak. I tillė kishte
qenė edhe kryetari i njė klubi. Nė njė mbledhje, ai tė pranishmėve
po u thotė: -Vėllezėr, kėtu siē e dini jemi nė vend tė huaj dhe
duhet tė ruhemi shumė se po na spiunon kush!
-Nuk e besoj, foli njėri. Fundi i fundit shoku kryetar ne s¹jemi
duke bėrė asgjė tė keqe kundėr Jugosllavisė, po edhe me ba dikush
diēka, para teje s¹mundet kush me shkue e me lajmėru, e na besa
nuk jena tranue e me folė para teje...
Nuk jam unė ai?
U takuan dy shokė dhe
po bise-dojnė:
-E, a po vjen edhe ti nė partinė time?
-Pse, kur e ke lėshuar LDK-nė?!
-Ehu, ka kohė burro, ka kohė.
-E nė cilėn parti je anėtarėsuar tani?
-Jam anėtarėsuar nė njė ³parti² tė luftės.
-Mirė, po i thotė ai, -po ēfarė programi ka, dhe ēka duhet tė bėjė
unė teju?
-Programin e ka me vra pushtu-esin, dhe ti si djalė i fortė qė je
duhet ta djegėsh stacionin e milicisė serbe.
-Pasha besėn mė ke ngushtue, veē nuk jam unė ai qė po kujton. Mė
beso qė as kaftorrin nė shtėpi unė s¹mund e kallė. Mos me qenė nėna
unė mėrdhihem dimrit.
Unė e njoh vetėn dhe mė mirė po rrie nė qet partinė time t¹butė
qė nuk luan me zjarrė, mor burrė se ia kemi frikėn mos po digjet
kush!...
E vajtuan si
mė pas vdekur!
Nė kohėn kur Gjermaia
i kthente azilkėrkuesit shqiptarė, pėr njė tė sapo kthyer, familja
e tij nė vend qė tė gėzohej e paskan qarė sikur tė kishte vdekur.
-E sa kanė ndryshuar kohėrat! Dikur kur kthehej ndonjėri nga kurbeti
e gjithė lagja tubohej, dhe e uronin qė kishte arritur shėndoshė
e mirė nė shtėpi, e tani qajnė familjet, pse u kthyen bijtė nė shtėpi
tė vet! Mos harroni atė thėnien e urtė poullore: ² Nuk ėshtė mirė
peshė me u ēu, nė vende tė huaja me lakmu...
Eh, ēka ishte
diktatura
Ja, pra, shyqyr qė u
ngopėm edhe me ³demokraci² po fliste njė mesoburrė nė njė tubim
rasti. Qe besa kur ka qenė Enver Hoxha gjallė kemi pasė shkuar kot
more burra! As nuk mund tė mbyteshim nė det, as mund tė vriteshim
mes vete, as emrat nuk mund t¹i ndėrronim e tė bėheshim grekė, as
automatikėt e tanket nuk mund t¹i merrnim e tė shėtisnim pak me
to, as paratė nuk kishim ku t¹i fusnim, sepse nuk kishte piramida
atėherė. Pbrapambeturi e madhe! Po ē¹tė them mė shumė,
-diktaturė me njė fjalė. Ja, tani kjo ³demokraci² e gėzuar:
nėse don, mbytu nė det, nėse don, merr automatikun e vrit nja tre-katėr
vetė pėr qejf, nėse don, hipi tankut e shėtit rreth qytetit, paj
nuk ka qenė kėshtu more burra as nė kohė tė mbretit, nėse don, futja
minat urės... Paj, ruajna zot prej diktaturės!
Nuk tutet shosha
me arushė!
Njė aktivist i njė subjekti
politik frikėsohej shumė prej milicisė, dhe njė ditė tek po mbante
njė mbledhje nė njė fshat, disa tė rinj vendosėn qė ta frigojnė.
Gjatė asaj mbledhje njė i ri i ofrohet tė veshi dhe po i thotė:
-Zoti kryetar, mė thanė se nė oborr po sillen milicia dhe kanė pyetur
se kush po mbanė mbledhje? Atij tė gjorit sa nuk i ra tė fikėt.
-Dy burra dolėn nė oborr. Pas pak u kthyen dhe po tregojnė se nė
oborr nuk ka kėmbė milici. -Ky aktivisti duke dashur qė tė tregohet
se nuk ėshtė ³frikėsuar², tha:
-Vazhdojmė burra, se nuk tutet shosha me arushė!
Masa ia plasi gazit...
Nė Gjakovė
Para nja tridhjet vjetėsh shkova nė Gjakovė pėr
me i ble do jorgana, -tregonte njė plak.
-Hyra nė njė akēihane pėr tė ngrėnė pak bukė. Nja katėr djemė tė
ri po m¹vesin: prej nga je axho?
Prej Drenice, ua ktheva.
-Eh ju Drenica nuk patėt kurrė njė njeri tė zot e me shkollė. Na
Gjakova po e mbajmė Kosovėn dhe filluan e po mi numėrojnė Veli Devėn,
Mehmet Hoxhėn, Xhavit Nimanin, Fadil Hoxhėn etj. Mjaft! -u thashė
se pasha mixhėn po e pranoj, se mos me kanė qita djem moti na kish marrė Shqipnia.
E mashtronim
me duartrokitje
Derisa bisedonin dy veta,
njėri e pyet tjetrin: -A keni qenė ndonjėherė kundėr sistemit tė
Enver Hoxhės?
-Tė gjithė kemi qenė kundėr or kosovar, tė gjithė. Kurrė s¹e kemi
dashur atė
sistem.
-Po mirė, si nuk e diktonte ai qė ju mbi tre
milionė njerėz jeni kundėr tij?!
-Eee, e mashtronim me duartrokitje.
-Sa vite e mashtruat kėshtu?
-Eee, pėr dyzet vite rresht ia hodhem Enverit!
Janė veshur tė
gjithė!
Disa shokė nė njė bisedė
tregonin se atje nga ana e Gjilanit, Suharekės, Ferizajt, e Prishtinės
me rrethinė, sikur nuk po e bėjnė asnjė telashe me Serbinė! Po, nuk kanė mundėsi or ti, ėshtė kohė pune.
Gjilani kanė mbjellur duhanin, Suhareka pas rrushit, nė Ferizaj
luhet bilardo, nė Prishtinė pihet limonada...
Jo, -ia priti tjetri, -nė Suharekė janė veshur qė tė gjithė besa!
Ėshtė e ndershme kjo qė ju nė Suharekė qenkit veshur, -i tha Prishtinalia.
Nė Prishtinė s¹ke pse del, na bėnė gazin e botės, djem e vajza zhveshur!
Ata bile s¹ishin
tė ekologjisė!
-A dėgjove qė Namik Hoti
para disa dite ishte nė Beograd!?
-Pse tani e paske marr vesh ti?
-Jo mor, moti e kam marr vesh, pse mos ėshtė hera e parė qė ky po
"viziton" Beogradin?
-Ani pra ēka ke mor kosovar? Ata t¹uajt pėr ēdo ditė po shkojnė
nė Beograd qė nga Brahimi e deri te kuriri i tij, e
ne spo nxjerrim zė!
-Jo, por habitem se edhe tanėt po shkojnė, por ata nuk janė tė Ekologjikes.
-Eh, kėta tė Ekologjikės sė Namikut e kanė nė program qė herė pas
herė ta ndyjnė ambientin!
A ta pyesim plakun?
Qėmoti dy vėllezėr kishin
vendosur qė tė ndaheshin. Ata shkuan pėr ta pyetur Plakun e urtė
se si ta ndanin pasurinė mes vete
-Plaku i urtė po u thotė, -kot paski ardhur!
-Pse?, -po i thonė kėta.
-Po ju a jeni vėllezėr, - ua ktheu Plaku?
-Po besa, - iu pėrgjigjėn ata?
-E pra, -u tha Plaku, - me vėlla ēdo gjė e ke pėrgjysmė, pasurinė,
tė mirėn
dhe tė keqen!
Mos dvet ēka
nuk dvetet!
³Na paskėsh qenė njė
herė njė grua e cila kishte mbetur e ve dhe si dukej kishte vendosur
qė tė mos martohej mė. Por, se si i vjen puna e martohet sėrish.
Pas disa kohėsh burri i ri po e pyet: -Allahile grua - a ma i zoti
a kanė ai burri i parė, apo unė?
Ajo po i thotė: -Bre ti njeri, nuk ėshtė borxh me dvet ēka nuk dvetet
se qe besa burri i parė na kishte mbajtur tė dyve mbi shpinė, dhe
e kishte lėvruar arėn!
Duku!
Njė fshatar shkoi pėr
tė jetuar nė qytet. Ai kishte shokė shumė dhe kur bisedonte me ta
nė telefon u thonte, -mirė u dėgjofshim dhe dukuni!
E shoqja u lodh duke pritur e pėrcjellur mysafirė dhe njė ditė po
i thotė tė shoqit:
-Allahile ti njeri ēka do me thanė kjo fjalė duku? -I shoqi po i
thotė se
kjo ėshtė kur e fton njė mysafir pėr vizitė. E me i thanė ēduku,
ēka i bjen?
Do tė thotė mos eja. Njė ditė kur ai nuk ishte nė shtėpi, ajo, kujtdo
qė telefonoj i tha: Ēdukuni ju lutem!
A ta bana qejfin?
Nasuf Oruqi, njė plak
zotėri e teraqi i madh e besa edhe merakli, nuk prekte punė me dorė.
Zgjohej vonė e kafenė e pinte tėrė naze. Sheti (fqinji i tij), njeri
punėtor dhe i pa naze, shkon njė ditė pėr ta vizituar dhe pėr ta
pirė njė kafe me tė. Rri bukur gjatė dhe po e vėren qė Nasufi nuk
po i bėnė qehre. Ky nuk u durua dhe po i thotė:
- Nasuf more! -Urdhėro, -a ktheu ai.
-Diēka si pa qehre po mė rri! Unė kur u nisa thash me vete po shkoj
te Nasufi
e po ja bėjė qefin pak...
-Valla more Shet bash dhie qefin ma kie sot!
Pesėqind dinar
mixho
Njė fshatar i varfėr,
s¹kishte gjė para shpirtit veēse njė buallicė. Ndėrkohė ajo ndiqej
pėr buaj. Ja mėsyu njė zotėrie qė ishte i pasur dhe qė
mbante buaj, por ky zotėriu buallin e lėshonte me tė holla. Fukarai
i gjorė nuk kishte para. Ai shkoj me shpresė se mos do tė mbaronte
punė disi dhe po i troket nė derė. Dual njė ēun i ri e po i thotė
: -Axho, pėr buallin duhen 500 lekė!
-Nuk kam, po i thotė plaku, mė shpresė se mos po ia lėshonte pa
lekė.
-Ke, s¹ke, lekėt ose ec nga ke ardhur e mos na pengo!
Plakut i hypėn nervat e po i thotė: -Ndėgjo more djalė: po t¹i kishte
mixha 500 lekė, nuk do tė kishte ardhur tė ju qė t¹mi hypni buallicės,
po mixha do t¹i kishte hypur vet, qė besa!
Ēysh e kam ftujen?
Iniciativa ³Familja ndihmon
familjen² u parodizua. Njė zotėri, i cili krekosej paksa, dual nė
pazar e bleu njė dhi dhe ia dėrgoi njė tė varfėri, i
cili ishte si mos mė keq, por krenarinė dhe shpresėn pėr tė ardhmen
nuk ia kishte vrarė varfėria.
Coli i varfėr sa herė qė dilte nė pazar e takonte zotėrinė dhe ai
e pyeste:
-Si e kam ftujėn, si ėshtė pėr gjiri ajo fisnike? Coli i varfėr
gjithmonė i
thonte mirė, mirė dhe i buzėqeshte si pa dashje.
Njė ditė e njė dhe Colit i erdhi shpirti te hunda dhe po i thotė:
-Ndigjo or ti zotėri, eja e merre ftujėn se nuk mund tė qeshi me
zor shkaku i njė dhie sa herė qė tė takohemi.
Pasha zotin hunda
jeme paska qenė!
Dikur kishte qenė rrezik
me u marrė me kontrabandė duhani. Njė i Polacit dhe njė i Prekazit
shkojnė nė Gjilan pėr tė blerė duhan. Udhėtimi ishte me rreziqe
dhe bėhėj natėn. I polacėsi ishte me njė grip dhe me hundė tė zėna.
Nga lodhja e madhe i fishkėllon hunda dhe iu duk se fishklluan xhandarmėria,
e i thotė shokut ikim, dhe ia dhanė vrapit. Vrapuan dy-treqind metra
e u ndalėn pak pėr tė pėrgjuar. Atij prapė hunda "fiu",
e ta marrin vrapin prapė. Mirėpo, ky i Prekazit e vėrejti qė atij
po i bėnė hunda e kapi pėr dore dhe po i thotė:
Ngadal vėlla se na mbyte. Nuk ka xhandar, po hunda jote po fishkllon!
Ai u ndal dhe pėr tė vėrtetuar po i fryn hundės.
-Pasha zotin hunda jeme paska qenė!
A do me tė rrah
dajak, a do me tė vra kobure?
Njė Qaza, ³poreznik²
i Serbisė kėrkonte tatimin prej populli dhe kush nuk e paguante
e bėnte telashe me milicė. Duke shkuar nė njė fshat e takon Arif
Qorrin, i cili ishte shumė i varfėr.
Pse nuk e paguan "porezin"?- iu kėrcėnua "poreznik"
Qaza.
-Nuk kam ku me i marrė - ja ktheu Arifi.
-Kam me t¹i marrur teshat e shtėpisė, -i tha ³porezniku²!
-Prit pak se po ta paguaj, tha Arifi, dhe nga gardhi e nxuar njė
hu, mirėpo Qazės nuk po i mbushte sy. Pasi e nxori hunin prej gardhit,
Arifi e nxuar edhe koburėn nga brezi dhe po e pyet "poreznikun":
-A po do me tė rrahė dajak, apo do me tė vra krejt? "Poreznikun"
e lėshuan kėmbėt, dhe po i thotė:
-Aman burrė, rrihem e mos m¹vra!
-Mirė, po i thotė Arifi, -bjer se nuk mundem me tė mbrri me hu.
Qaza u shtri, e Arifi i hipi hu gardhi deri sa e la tė shtrirė,
sepse siē thonte
Arifi, -kisha frigė se qohet e mė duhej ta vrisja krejt!
E mori reumatizmin
Hė, qė kur ecėn ky kėshtu,
ēka i paska ndodhur?! Eh, e ka marrė reumatizmin dhe sa nuk ėshtė
paralizuar!Po ky ka qenė shėndoshė si molla. Plisin e mbante
nė lulė tė ballit, revolen s¹e ka hequr kurrė nga brezi -Po, pikėrisht
revolja ėshtė shkaku qė ky mori reumatizmin!
-Paska qenė trim i madh?
-Jo ore ti, ky vetėm nėpėr dasma shtinte pa ndalur. Revolen e kishte
me leje tė hyqymetit, sė voni ja morėn revolėn, ndėrkaq kėtij i
mbeti reumatizmi prej saj! Ata qė janė trima nuk e marrin reumatizmin,
sepse ata nuk e mbajnė armėn nė bel, por nė gjoks qe besa e tė drejtuar
nga Serbia.
Mėngjes e jo
kafjall
Njė plak e kishte patur
njė djalė dėshiri. E shkolloj dhe ai filloj punėn si mėsues nė fshat.
Prindėrit u gėzuan dhe nuk kursenin gjė pėr tė. E ėma i sillte ve
tė skuqura, qumėsht, kajmak e ēka jo pėr mėngjes. Sa shkonte djali
nė punė, plaku kėrkonte kafjall, por e shoqja i shtronte djath,
gjizė, qepė etj. Njė ditė plaku po mendohet dhe po thotė me vete,
-si duket ky mėngjesi qenka mė i mirė se kafjalli, dhe vendosi qė
nga plaka e tij tani e tutje tė kėrkojė mėngjes e jo mė kafjall.
-Moj plakė!
-Urdhėro, -ia ktheu ajo. Mė bėn gati edhe mua pak mėngjes.
-Pas pak plaka po e thėrret: -O plak, eja se buka ėshtė gati!
-ǹėshtė kėta?, -po bėrtet plaku. -Po unė kam kėrkuar mėngjes si tė djalit e jo kafjall moj,
tė marrtė mortja!
Nuk janė tė lavdueshėm
Njė ēun po e pyet njė
plak goxha tė menēur: -Ēfarė mendimi ke ti axho pėr ata qė janė
asnjėnės?
-Pasha ,o thotė plaku, -ata qė qėndrojnė nė mes tė dy rrugėve nuk
udhėtojnė pėr askund. Populli u ka thėnė: "as hajri i shqiptarit
e as sherri i shkjaut!" Po tė thotė axha se ky allasoj i njerėzve nuk
ėshtė hiē i lavdueshėm. Se nuk e dinė njeri me kė janė deri nė momentin
e fundit! Kur tė vie fundi ata hidhen fap, e thonė jam me tė fortin!
Jo isha duke
folur pėr Azem Bejtėn!
Nė njė dasėm nė Syrigonė
njė i moshuar po tregonte se si ³kishte² luftuar kundėr Serbisė
gjithmonė.
-Burra, -fliste ai, nė njė rrethim qė mė ishte bėrė, as zogu i malit
nuk shpėtonte. Kėrciste pushka nė tė katėr anėt, por edhe unė gjuaja
me pushkė pa ja da, dhe thėrrisja me sa zė qė kisha, ooo prite,
prite Ndal pak, ndal pak, - ia priti njė bashkėmoshatar i tij qė
e njihte shumė mirė. Ti tregona njė herė pėr kė e ke fjalėn?
-Prite Azem Bejtėn, e drodhi plaku, pasi qė e vėrejti sė do t¹i
dalin pėr lėndinė. Isha duke treguar pėr Azem Bejtėn, kur e kanė
pas rrethuar se me pasė qenė unė asi trimi, tashi ma kishit dėgjuar
kėngėn.
Hej Medet kush
koka metė
Shkon njė i Gallapit
nė Lluga tė Llapit pėr me pa tė Osman Zhitia. Aty e presin sipas
zakonit e ishin kanė qėllue mbi tridhjetė burra tė Llapit, pasi
u la kryeshnoshjen filloi muhabeti e dikur Osmani po e pyet: Allahile
bre mik kush a mbet tash nė Gallap prej trimave? Ky duke menduar
se do tė ia mbush syrin burrave tė Llapit thotė: Valla pas atyre
trimave nė Gallap jam mbet unė! Osmani qohet nė dy gjunjėt e i ofrohet
mė afėr qė ta shosh ma mirė dhe i thotė:
-Ti je met a?
-Po valla, -iu pėrgjigj ky.
-Haj medet kush koka mbet bre mik, ia kthen Osmani.
Jo, mė mirė nė
terr!
Njėri shkon pėr ta vizituar
njė shok nė njė shtėpi azilkėrkuesish. Nė dhomė ishte terr. Vizitori
po i thotė: -Pse nuk po i ndizni dritat?
-Ėshtė e djegur, - ia ktheu ai.
-Ja paratė e blini dy - tri llampa elektrike, -i tha vizitori duke
menduar se nuk kanė para.
-Eh, ia ktheu ai! -Sikur t¹i vėmė llampat, s¹mund tė fus gjumė nė
sy kush kėtu! Tėrė natėn do tė rrinė duke luajtur letra. Mė mirė
bisedė nėpėr terr e rehat, sesa me llampa e me "taksirat"!
-Si po tė duket, - e pyste ai herė pas here mysafirin.
-Mirė besa, - kjo ėshtė njė zgjidhje taktike - paqėsore qė ēdo kujt
nuk i shkon pėrdore! |